Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, një i vrarë dhe shtatë të plagosur

Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me qindra dronë dhe tre raketa balistike, duke synuar infrastrukturën portuale në jug, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën shtatë të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas.

Rusia lëshoi 324 dronë në periudhën që nga ora 18:00 e së martës dhe tre raketa balistike, njoftoi forca ajrore e Ukrainës teksa thuhet se njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan ose neutralizuan 309 dronë, por raketat dhe 13 dronë goditën në nëntë lokacione, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit pati sulme brutale në Dnipro, Cherkasy, Kharkiv, Kryvyi Rih, Chernihiv, rajonin e Donetskut dhe Zaporizhzhia,” tha presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në X, duke shtuar se bashkëpunimi për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës është prioritet.

“Na duhen raketa për mbrojtje ajrore çdo ditë – çdo ditë që rusët vazhdojnë sulmet ndaj qyteteve tona.”

Të martën, Ukraina dhe Gjermania ranë dakord për plane bashkëpunimi në mbrojtje dhe Kievi gjithashtu ra dakord për prodhimin e dronëve në Norvegji.

Sulmi i ri erdhi pasi një goditje me raketë në qytet vrau pesë persona dhe plagosi afro 30 të tjerë të martën.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika