Rusia thotë se do të vazhdojë tregtinë me Iranin pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së

Moska do të vazhdojë bashkëpunimin dhe tregtinë me Iranin, pavarësisht kërcënimeve për sulme dhe tarifa nga Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

I pyetur për presionin amerikan ndaj Iranit, Lavrov tha se Rusia do të zbatojë marrëveshjet dypalëshe dhe shtoi se asnjë fuqi e jashtme nuk mund ta ndryshojë natyrën e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan Aljazeera, transmeton Dukagjini.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, Lavrov u shpreh se veprimet e SHBA-së po kontribuojnë në fragmentimin e rendit global dhe po dëmtojnë besueshmërinë e Uashingtonit.

“Kolegët tanë amerikanë duken të pabesueshëm kur veprojnë në këtë mënyrë,” tha Lavrov.

Ai shtoi se, duke braktisur parimet që i ka promovuar prej kohësh, SHBA-ja po e dobëson kornizën ndërkombëtare të ndërtuar gjatë dekadave.

“Këto dhe veprime të tjera në arenën ndërkombëtare tregojnë vijën e kolegëve tanë amerikanë për të shkatërruar të gjithë sistemin që është krijuar për shumë vite me pjesëmarrjen e tyre,” tha Lavrov.

 

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika