Rusia thotë se i parandaloi sulmet me dronë afër Moskës

Rusia ka pretenduar se ka shkatërruar një dron që po i afrohej Moskës dhe dy të tjerë në kufi me Ukrainën gjatë natës së 27 gushtit

Dëmet e shkaktuara nga një sulm me dronë në një ndërtesë në Moskë më 1 gusht 2023. (Fotografi nga arkivi)./ REL

Rusia pretendon se mbrojtja e saj ajrore e shkatërroi një dron që po i afrohej Moskës dhe dy të tjerë në një rajon në kufi me Ukrainën gjatë natës së 27 gushtit.

Mbrojtja ajrore në rrethinën Lyubertsy në juglindje të kryeqytetit, “e rrëzoi një dron që po fluturonte drejt Moskës”, tha kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, në Telegram, pa treguar se kush ishte sulmuesi.

“Nuk ka viktima apo dëme, sipas raportimeve fillestare. Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai.

Po ashtu, edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore e saj e shkatërroi një dron në rrethinën Lyubertsy rreth orës 4:30 të hënën dhe e fajësoi Kievin për sulmin.

Trafiku ajror në aeroportet e Moskës, Domodedovo dhe Vnukovo, u pezullua, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Rusisë, TASS, e cila e citoi shërbimin e aviacionit.

Dy dronë të tjerë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ajo nuk tregoi nëse ka pasur viktima apo dëme.

Kryeqyteti dhe rajonet tjera ruse kanë qenë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga dronët ukrainas në javët e fundit, pasi Kievi u zotua në fillim të verës se do t’i përgjigjet me luftë Rusisë./REL/

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika