Rusia vendos sanksione kundër Zonjës së Parë Jill Biden dhe vajzës Ashley

Rusia ka shtuar në listën e sanksioneve Zonjën e Parë, Jill Biden, dhe vajzën Ashley, si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimeve të Washingtonit kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë

Zonja e parë, Jill Biden, presidenti amerikan Joe Biden, dhe vajza e tyre Ashley

Moska ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj Zonjës së Parë Jill Biden dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden, Ashley.

Vendimi për të sanksionuar Zonjën e Parë është pjesë e një pakete të re kufizimesh të shpallura nga Rusia të martën, kundër 25 individëve amerikanë.

Ndërsa, personave në listë, përfshirë familjen Biden, u ndalohet hyrja në territorin rus për një bazë të pacaktuar, kështu ka bërë të ditur ministria e jashtme e Moskës.

Hapi u ndërmor “si një përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA kundër figurave politike dhe publike ruse”, ka thënë ministria në një deklaratë, raporton The Independent, transmeton Portali Dukagjini.

Gjithashtu, në listë janë figura të shquara politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke përfshirë republikanin e lartë Mitch McConnell dhe anëtarin e tij të partisë, Benjamin Sass.

Mitch McConnell dhe anëtari i tij i partisë, Benjamin Sass

Po ashtu, shkencëtari politik amerikan, Francis Fukuyama, një profesor dhe autor i Universitetit të Stanfordit, janë gjithashtu të përfshirë.

Njoftimi i fundit nga Moska pason ndalimet e mëparshme të ngjashme të udhëtimit për individë të tjerë.

Ndërsa, ato vijnë pas sanksioneve në shkallë të gjerë të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në muajin shkurt, në Ukrainë.

Disa nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi u janë drejtuar zyrtarëve të lartë rusë, duke përfshirë familjen e presidentit Vladimir Putin, vajzat e tij, si dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe anëtarët e familjes së tij.

Sanksionet kundër familjes Biden u njoftuan derisa presidenti amerikan udhëtoi për në Madrid për një samit të NATO-s, i cili do të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri i Britanisë Boris Johnson, kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kryeministri i Italisë Mario Draghi, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron janë ulur në një tryezë të rrumbullakët ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u drejtohet liderëve të G7 përmes lidhjes video gjatë seancës së tyre të punës në Kështjellën Elmau, Gjermani 27 qershor 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë të hënën se dhe aleatët e saj G7 kanë planifikuar veprime të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe për të vendosur sanksione kundër Rusisë për pushtimin ndaj fqinjit të saj.

Washingtoni ka thënë se grupi G7 i vendeve të pasura do të lëshojë një deklaratë mbështetjeje për Ukrainën, duke përfshirë angazhimet e reja për sanksione, raporton Reuters, transmeton Portali Dukagjini.

SHBA-të do të zbatonin sanksione ndaj qindra individëve dhe subjekteve, duke shtuar më shumë se 1 mijë kompani të targetuara tashmë të sanksionuara dhe të vendosin tarifa për qindra produkte ruse.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika