Rusia zbulon zëvendësuesin e McDonald’s

Megjithëse shumë kompani botërore, në shkurt të këtij viti kanë ndaluar aktivitetin e tyre në Rusi, pas pushimit të Ukrainës, Rusia ka gjetur një mënyrë për të zëvendësuar njërin prej tyre

Hapja e "Vkusno & tochka"

Ish-restorantet e McDonald’s, të dielën e 12 qershorit, kanë rihapur edhe një herë dyert e tyre në Moskë, nën pronësinë e re ruse dhe një emër të ri, “Vkusno & tochka”, që përkthehet si “Të shijshme dhe kaq”.

15 restorante të riemërtuara janë hapur brenda dhe përreth kryeqytetit, pasi gjigandi amerikan i burgerëve ia ktheu shpinën vendit për atë që Rusia e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Oleg Paroev, shefi ekzekutiv i “Vkusno & tochka”, ka thënë se kompania po planifikonte të rihapte 200 restorante në Rusi deri në fund të qershorit, dhe 850 deri në fund të verës, transmeton “BBC” dhe “CNA“.

“Qëllimi ynë është që të ftuarit tanë të mos vërejnë dallime as në cilësi, as në ambient,” ka thënë Paroev në një konferencë për media, në atë që dikur ishte restoranti i parë i McDonald’s që u hap në Moskën Sovjetike, në 1990.

McDonald’s-i i parë u hap në Moskë në vitin 1990…

Alexander Govor, pronari i ri i zinxhirit, ka thënë se kompania deri tani, ka punësuar 51,000 njerëz.

“Korporata më kërkoi që, para së gjithash, të mbaja numrin e punonjësve, t’u siguroja njerëzve punë. Kjo është ajo që do të bëj,” ka shtuar ai.

Paroev ka theksuar se kompania do të mbajë “çmime të përballueshme”, por nuk përjashtoi mundësitë e rritjes së tyre.

Rusia dhe Ukraina përbënin rreth 9% të shitjeve globale të McDonald’s vitin e kaluar.

Starbucks, Coca Cola, Levi’s dhe Apple janë ndër markat ndërkombëtare që janë larguar nga Rusia ose kanë pezulluar shitjet, që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia tani është nën sanksione të gjera ndërkombëtare, të cilat po ndërpresin zinxhirët e saj të furnizimit dhe po rrisin papunësinë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika