Rusia zotohet të hakmerret ndaj Polonisë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se do të hakmerret pasi autoritetet polake konfiskuan një shkollë të ambasadës ruse duke shënuar një kapitull të ri në tensionet diplomatike që janë intensifikuar gjatë luftës në Ukrainë.

Policia polake dhe stafi nga bashkia e Varshavës hynë në kampus të shtunën në mëngjes, duke u kërkuar punonjësve të largoheshin nga ambientet, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Siç shkruan CNN., Moska e përshkroi veprimin si “të diskutueshëm, të paligjshëm dhe provokues”, në një deklaratë.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake i tha Reuters se ndërsa Rusia kishte të drejtë të protestonte kundër konfiskimit, qeveria po vepronte brenda ligjit.

“Mendimi ynë, i cili është konfirmuar nga gjykatat, është se kjo pronë i përket shtetit polak dhe është marrë nga Rusia në mënyrë të paligjshme”, tha Lukasz Jasina.

Shkolla do të vazhdojë të funksionojë nga një pjesë tjetër e ambasadës ruse, raportoi RIA Novosti, duke cituar ambasadorin e Rusisë në Poloni, Sergei Andreev.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika