Rutte komenton negociatat Rusi-Ukrainë nga Tirana: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj qasjes së presidentit rus Vladimir Putin në negociatat për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës që po zhvillohen në Turqi, me ndërmjetësimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rubio.

Gjatë një deklarate për mediat ndërkombëtare nga Tirana, Rutte tha se dërgimi i një delegacioni të nivelit të ulët nga ana e Moskës është një sinjal i qartë i mungesës së seriozitetit nga ana e Putinit në raport me arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim.

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij. Ai duhet të luajë, për vendosjen e paqes. E njoh shumë mirë Putinin, e di që ai nuk është i prirur për paqe.

Është shumë mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA, për rolin që ka marrë Trump për të zhbllokuar gjithë këtë situatë”, ka thënë Rutte.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika