Rutte: NATO-ja s’është e përfshirë në konflikt, por do të mbrojë çdo centimetër të vendeve antëtare

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, në Shkup. - Reuters

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup, deklaroi se aleanca nuk është e përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme, por se do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare.

Ai shtoi se qëllimi i fushatës së udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli në Iran, është neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të regjimit të këtij vendi, i cili, sipas tij, paraqet kërcënim për rajonin, Izraelin dhe Evropën.

Rutte e cilësoi ish-udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si përgjegjës për vdekjen e mijëra protestuesve gjatë këtij viti dhe për dhjetëra vepra terroriste ndër dekada.

Sekretari i NATO-s theksoi se askush nuk ka kërkuar përfshirjen e aleancës në konflikt, por shumë vende anëtare po ofrojnë mbështetje, raporton Radio Evropa e Lirë.

Komandantët e NATO-s, sipas tij, punojnë çdo ditë për sigurinë e vendeve anëtarëve përballë kërcënimeve – përfshirë ato terroriste.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika