Rutte në Kosovë, sot takon Osmanin dhe Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë këtë të martë një vizitë në Kosovë, ku pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. 

Sipas njoftimit, sekretari i NATO-s do të ketë konferencë për media me Osmanin, rreth orës 15:00.

Rutte shoqërohet nga një delegacion i lartë i NATO-s, përfshirë ambasadorët e vendeve anëtare.

Kjo vizitë vjen pak javë pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe në kohën kur po përmendet mundësia e largimit të ushtrisë amerikane nga Evropa.

Për shkak të vizitës, Policia e Kosovës ka marrë masa të shtuara sigurie. 

Gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë lëvizjes së eskortës dhe zhvillimit të takimeve zyrtare.

Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i shoqëruar nga ambasadorët e vendeve anëtare të kësaj aleance, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, ambasadorin e BE-së, Aivo Orav, shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano e shefen e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika