Rutte në Tiranë, takohet me Ramën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur këtë të enjte në ambientet e Kryeministrisë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takimi vjen në një moment, KUR Tirana është nikoqire e mbledhjes së Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderë nga e gjithë Evropa.

Tirana bën bashkë liderët evropianë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ndau pamje nga takimi me Rutte, duke theksuar temat kryesore të diskutimit: forcimi i mëtejshëm i rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributi aktiv i vendit në NATO.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.

Vlen të ritheksohet që Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Evropa. Në qendër të vëmendjes janë siguria, agresioni rus në Ukrainë, emigracioni dhe zgjerimi i BE-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika