Rutte: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për integrimin në BE

Rutte tha se mënyra më e mirë për të shtensionuar situatën është që palët të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se stabiliteti rajonal është çështje shumë e rëndësishme

“Stabiliteti regjional është proces i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona dhe ngritjen e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe Holanda dhe Luksemburgu tentojnë drejt dialogut dhe ta deeskalojnë situatën dhe të normalizohen raportet në mes dy shteteve”.

Kështu është shprehur kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në një konferencë për media me homologun e tij nga Luksemburgu dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, por është edhe për prosperitetin drejt integrimit në BE”, tha ai.

“Tentojmë që të forcojmë e zgjerojmë angazhimin në nivel bilateral dhe evropian. Konsideroj që agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme. Stabiliteti regjional është proces i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona dhe ngritjen e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe Holanda dhe Luksemburgu tentojnë drejt dialogut dhe ta deeskalojnë situatën dhe ta normalizohen raportet në mes dy shteteve. Reformat e fundit në sistemin juridik të Kosovës kanë përkrahjen tonë”, shtoi më tej Rutte.

Ai ka theksuar se sheh mundësi për bashkëpunim më të madh me Kosovën.

“Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë, po punojmë shumë, mund të bëhet edhe më shumë. I përkrahim përpjekjet e Kosovës për punën që e ka bërë për vizat për Kosovën dhe shpresojmë që një bashkëpunim rajonal do të kontribuojë në një stabilitet rajonal. Holanda është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës dhe vendeve të tjera. Ky nuk është fundi, por fillimi i një bashkëpunimi”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika