Rutte: Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia, absolutisht e rrezikshme
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar incidentin si “absolutisht të rrezikshëm”. Ai theksoi se mbrojtja ajrore e Aleancës u aktivizua dhe funksionoi sipas parashikimeve, duke garantuar mbrojtjen e territorit të NATO-s. Rutte sqaroi se ende nuk është bërë një vlerësim i […]
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, duke e cilësuar incidentin si “absolutisht të rrezikshëm”.
Ai theksoi se mbrojtja ajrore e Aleancës u aktivizua dhe funksionoi sipas parashikimeve, duke garantuar mbrojtjen e territorit të NATO-s.
Rutte sqaroi se ende nuk është bërë një vlerësim i plotë i incidentit dhe nuk është konfirmuar nëse shkelja ka qenë e qëllimshme.
“Pavarësisht nëse ishte e qëllimshme apo jo, është absolutisht e pakujdesshme, absolutisht e rrezikshme. Por, vlerësimi i plotë është ende duke u kryer…
“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndalo luftën në Ukrainë. Ndalo së shkeluri hapësirën ajrore të aleatëve. Dhe, dije se ne jemi të gatshëm, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATOs”, ka thënë Rutte.















