Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë sot për vizitë në Mal të Zi.
Gjatë vizitës në Podgoricë, ai do të takohet me presidentin Jakov Milatovic, kryeministrin Milojko Spajic, ministrin e Punëve të Jashtme Ervin Ibrahimovic, ministrin e Mbrojtjes Dragan Krapovic dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Rutte do të zhvillojë gjithashtu një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Malit të Zi.
Sipas agjendës, në orën 12:25 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për media mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe kryeministrit të Malit të Zi.