Rutte: Vonesat në mbështetjen për Ukrainën kushtojnë jetë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mirëpritur zotimet e reja për mbështetjen e Ukrainës, duke u bërë thirrje vendeve aleate dhe partnere që të vazhdojnë të rrisin ndihmën për Kievin.

Rutte mori pjesë të martën, më 8 shtator, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të kryesuar nga

Ai mirëpriti zotimet e reja që synojnë ta ndihmojnë Ukrainën të mbrohet nga Rusia, përfshirë edhe nga sulmet ajrore.

“Gjatë vitit të fundit, aleatët kanë ndarë mbi 10 miliardë dollarë për PURL dhe shitjet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Kjo është thelbësore dhe duhet mirëpritur fuqishëm”, deklaroi Rutte, shkruan në deklaratë NATO. 

Sipas tij, në këtë shumë përfshihen edhe 3.5 miliardë dollarë nga kredia e Bashkimit Evropian për mbështetjen e Ukrainës.

“Kjo është një shenjë konkrete e bashkëpunimit BE-NATO në mbështetje të Ukrainës dhe një tjetër shembull se Evropa po bën më shumë”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u tha aleatëve dhe partnerëve se Ukraina duhet të mbështetet me “urgjencën më të madhe”, duke paralajmëruar se vonesat kushtojnë jetë njerëzish.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika