Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se në mandatin e parë katërvjeçar ka realizuar një nga premtimet kryesore.

Ai ka bërë të ditur se kanë realizuar në tërësi ndërtimin e çerdhes së parë për fëmijë në Junik si dhe ndërtimin e shkollës fillore “Edmond Hoxha” një investim që kapë shumën e 1 milion e 500 mijë eurove, transmeton Dukagjini.

Shehu zotohet se nuk do të ndalet së punuari për mirëqenien e qytetarëve të Junikut edhe në një mandat të dytë.

Për të parë adresimin e tij klikoni në linkun më poshtë.

https://www.facebook.com/reel/1470090224314774