Sa do të paguhen krerët e shtetit në vitin 2024?

Presidentja e Kosovës do të paguhet 1 mijë e 980 euro, pra 90 euro më shumë sesa është paguar gjatë këtij viti. Nga janari, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të marrin nga 1 mijë e 870 euro, apo 85 euro më shumë sesa marrin tani

Me rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro për vitin 2024, presidentja e Kosovës do të paguhet 1 mijë e 980 euro, pra 90 euro më shumë sesa është paguar gjatë këtij viti.

Nga janari, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të marrin nga 1 mijë e 870 euro, apo 85 euro më shumë sesa marrin tash.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhet 1 mijë e 925 euro në muaj, 88 euro më shumë se aktualisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku është shqyrtuar Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, ka thënë se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.

Sipas Kurtit, buxheti për vitin 2024 do të jetë 3.3 miliardë euro, shkruan Kallxo.com

“Për sektorin publik, kemi thënë qysh në fillim të këtij viti se koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro dhe këtë po e realizojmë, pra po i rrisim pagat në sektorin publik ashtu siç kemi thënë. Të gjitha përllogaritjet e buxhetit tek kategoria e pagave janë duke marrë për bazë edhe rritjen e koeficientit dhe gjithsej buxheti për paga parashihet të jetë 805 milionë euro apo rreth 30% më lartë se buxheti para pesë viteve”-, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika