Sa është dënuar Jusuf Enuzi-Koka për incidentin te sheshi “Skënderbeu”?
Jusuf Enuzi- Koka, të mërkurën e 20 korrikut, është dënuar për incidentin te sheshi “Skënderbeu” të Shkupit me katër muaj burg, por është liruar në burg shtëpiak derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm. Këtë lajm e kanë konfirmuar familja Koka, për mediumin RTV21. Ai ishte në mbajtje për 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij […]
Jusuf Enuzi- Koka, të mërkurën e 20 korrikut, është dënuar për incidentin te sheshi “Skënderbeu” të Shkupit me katër muaj burg, por është liruar në burg shtëpiak derisa vendimi të bëhet i plotfuqishëm.
Këtë lajm e kanë konfirmuar familja Koka, për mediumin RTV21.
Ai ishte në mbajtje për 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.
Kujtojmë se Koka ishte duke mbrojtur pronën e tij private nga protestuesit te cilët zhvilluan disa ditë radhazi protesta kundër miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë.
Ditën kur Koka u privua nga liria dhe kaloi në paraburgim, protestuesit hodhën gurë, shishe qelqi dhe gjësende të forta në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me ç’rast dëmtuan edhe disa prona private.















