Sa është i sigurt bregdeti shqiptar? Flet kryetari i Federatës së Notit

Në emisionion “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini, për të folur më shumë rreth sigurisë në bregdetin shqiptar si dhe për notin, të ftuar ishin Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit, si dhe në lidhje direkte ishte Përparim Kamberaj, vrojtues plazhi

Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit

Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë në bregdetin shqiptar.

Ai në emisionin “Rreth e rrotull” në RTV Dukagjini ka thënë se populli ynë  nuk ka një kulturë të veçantë për notin. Gjithashtu, ai shprehet se ka mungesë në infrastrukturën sportive për ushtrimin e notit.

“Ajo që unë kam vërejtur shumë në plazhet e Shqipërisë është se nuk ka sinjalizues. D.m.th. nuk ka një linjë që deri ku ti mund të notosh, dhe nëse e kalon ti atë do të kesh pasoja eventualisht probleme”, ka thënë Haliti.

Kurse, Përparim Kamberaj, vrojtues plazhi, në një lidhje direkte ka bërë thirrje që të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë vrojtues plazhi, pasi sipas tij, është shumë profesion fisnik dhe profesion që ka të bëjë me shpëtimin e jetës së njeriut.

“Nuk besoj se janë të mjaftueshëm, duhet të vijnë më shumë të rinj të aplikojnë për të ushtruar këtë profesion sepse është shumë profesion i bukur, shumë fisnik që ka të bëjë me shpëtimin e jetës së njeriut”, është shprehur Kamberaj.

Përparim Kamberaj, vrojtues plazhi

Së fundi është arrestuar nga Policia administratori i lokalit në plazhin e Vilë – Bashtovës në Kavajë, nën dyshimin se nuk mori masat e duhura për sigurinë e pushuesve në këtë plazh, dhe rezultoi me mbytjen në det të babait me dy djemtë e tij të mitur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika