Sa është pasuria e deklaruar e kryeministrit Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij, ku sipas Agjencisë kundër Korrupsionit thuhet se i pari i qeverisë posedon vetem 529 euro në një bankë private

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në një bankë private ka vetëm 529 euro e 26 cent.

Ndërkaq, bashkëshortja e kryeministrit raportohet t’i posedojë 10 mijë euro në bankën DNB, në Norvegji.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare

Në përshkrimin e hollësishëm të pasurisë së paluajtshme, raportohet që gruaja e të parit të qeverisë, posedon një apartament me sipërfaqe 67 metra katrorë, e blerë në vitin 2018, vlera e të cilës është 400 mijë euro.

Pasuria e paluajtshme

Sa i përket detyrimeve financiare ndaj personave juridik dhe fizik, kryeministri Kurti paguan 250 euro në muaj për qiranë e shtëpisë në të cilën banon aktualisht.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka detyrime financiare prej 300 mijë eurosh për blerje të apartamentit në Oslo të Norvegjisë.

Detyrimet financiare ndaj personave jurudik dhe fizik

Ndërkohë, i pari i ekzekutivit ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

Një mijë e 305 euro e 49 cent është shuma neto e pagës mujore që Kurti merr nga qeveria.

Ndërsa, shuma neto e pagës për tre muajt (janar, shkurt dhe mars), të vitit 2021, të cilat i merr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur në vlerën katër mijë e 200 euro.

Ndërkaq, të hyrat vjetore që merr bashkëshortja e tij arrin shifrën në tre mijë e 915 euro e 83 cent.

Të hyrat vjetore

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika