Sa është pjesëmarrja e votuesve në Preshevë e Bujanoc deri më tani?

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 18:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 6462 persona apo 15 për qind e tyre, kurse në komunën e Bujanocit, deri në orën 18:00 dalja është 33.03 për qind

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 16:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuarr 6462 persona apo 15 për qind e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, Alban Mehmeti, kryesues i Komisionit Komunal në Luginën e Preshevës.

“Deri në orën 18:00 nga të dhënat që kemi marrë nga terreni nëpër qendra të votimit kanë votuar 6462 persona apo 15 për qind e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, ka thënë se në këtë komunë deri në orën 18:00 dalja e votuesve është 33.03 për qind.

“Për komunën e Bujanocit, 42 mijë e 786 votues, 59 qendra të votimit, deri në orën 12:00, 8.67 për qind ishte numri i daljes sipas mostrave të marra nga katër vendvotime. Deri në orën 16:00 dalja është 27,46 për qind. Tutje deri në ora 18:00, gjithsej 33.03 % e votuesve kanë dal”, tha ai.

Ndryshe, Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika