Sa janë shanset për t’u kualifikuar Kosova në “Euro 2024”?

Kosova, për të synuar kualifikim, do t’i duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose të fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës

Matematika lejon Kosovën për të ëndërruar një vend në “Euro 2024”.

Mbrëmë Zvicra priste të zyrtarizonte kualifikimin për “Euro 2024”, por goli i Kombëtares së Izraelit i shënuar në minutat e fundit të lojës e shtyn festën e helvetikëve për kualifikim.

Krejt çka kombëtarja zvicerane aktualisht po shikon është fitorja ndaj Kosovës në ndeshjen e së shtunës, e cila zhvillohet në Bazel.

Por, ky barazim ka ngjallur një shpresë të vogël për Kosovën, ndonëse është larg.

Zvicra aktualisht është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë. Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.

Kosova për të synuar kualifikim do t’i duhet të fitojë përballë Zvicrës dhe Bjellorusisë, kurse Rumania të barazojë ose të fitojë me Izraelin dhe të fitojë me patjetër ndaj Zvicrës.

Në rast se do të ndodhte kjo, atëherë Kosova matematikisht do të mund të kualifikohej si e dyta në grup pas Rumanisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika