Kjo rritje kishte ndodhur në mbledhjen e 65-të Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Është obliguar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski t’i ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për realizim të rritjes së rrogave për të punësuarit në MPB në vlerë prej pesë për qind, duke filluar me rrogën e shtatorit 2022.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se buxhetin e MPB-së për vitin 2022 janë paraparë mjete për rritjen e këtillë prej muajit shtator dhe me qëllim që të bëhet ndryshim në vendimin për vlerën e pikëve.

Në fillim të mbledhjes, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat me një minutë heshtje i nderuan viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup më 26 korrik të vitit 1963.