Sa shpenzuan partitë politike për tre muaj?

Në kuadër të shpenzimeve përfshihen pagat dhe mëditjet, shpenzimet komunale, transporti, qiraja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të parë 2024 të subjekteve politike.

Sipas ligjit, subjektet politike i dorëzojnë raportet e shpenzimit në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Në kuadër të shpenzimeve përfshihen pagat dhe mëditjet, shpenzimet komunale, transporti, qiraja, etj.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në tremujorin e parë të këtij viti ka shpenzuar mbi 334 mijë euro.

Referuar raportit të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar mbi 167 mijë euro.

Lidhja Demokratike për periudhën tremujore, janar, shkurt, mars 2024 ka shpenzuar mbi 155 mijë euro.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për tre muaj ka shpenzuar mbi 82 mijë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika