Sa të interesuar janë rinia për informacionet mbi shëndetin mendor?

Si çdo javë, edhe sonte në kuadër të emisionit “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, u bisedua për shëndetin mendor.

I ftuar ishte Profesor Doktor, Bujar Gallopeni, psikolog, që foli në lidhje me një hulumtim që është bërë me cak të rinjtë dhe informimin e tyre për shëndetin mendor, por edhe informacione tjera.

Gallopeni deklaroi se të rinjtë kohët e sotme bombardohen me informacione nga burime të ndryshme, me lajme të ndryshme që ndikojnë tek shëndeti mendor dhe mirëqënia e të rinjve. Hulumtimi i bërë pra ka të bëjë me informacionet që të rinjtë kanë në dispozicion, dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Infodemia është ekspozimi tek një numër i informacioneve nga burime të ndryshme dhe të pasigurta, ku informacioni plasohet në formë të pakontrolluar, pa u ditur autore, dhe prezantohet pa përmbajtje të saktë në evidenca, ose qëllimin që e ka. Andaj Gallopeni thekson se cak i hulumtimit ishte se si moshat e reja i qasen këtij informacioni, dhe tek cilat mediume ekspozohen më shumë. Teksa pjesa e dytë e hulumtimit kishte të bënte me shëndetin mendor, tek informacionet për shëndetin mendor dhe si ato ndikojnë tek të rinjtë.

Profesor Doktor, Bujar Gallopeni dhe Xheneta Asllani gjatë intervistës në Radio Dukagjini

Mosha e pjesëmarrësve në hulumtim ishte nga 13 deri në 24 vjeç, me një mesatare të moshës 18 vjeç nga 300 pjesëmarrës. Hulumtimi solli në pah se të rinjtë përcjellin lajme ditore, koha mesatare që kalojnë në ekspozimin ndaj lajmeve është 68 minuta në ditë, një periudhë të cilën psikologu e cilëson mjaft të madhe nga ku mund të marrin informacion. Gallopeni shton se 80% e të rinjve janë të interesuar të kenë informacion të shëndetit mendor, e kjo rritje e interesit ka rezultuar me rritje të mirëqënies tek të rinjtë.

Studimi rekomandon të ketë sa më shumë programe të shëndetit mendor, gjë që ndikon pozitivisht që të rinjtë të dijnë ta ruajnë shëndetin mendor. Gallopeni thekson se interesi i të rinjve që të diskutojnë shëndetin mendor me psikologun e shkollës është i ulët, pasi ka stigmë dhe hezitim t’i drejtohen psikologut, për shkak të informacionit të gabuar në këtë drejtim. Gjithashtu psikologu shton se ka një pasiguri tek të rinjtë që të flasin për shëndetin mendor me familjen e tyre, apo përsonat tjerë të moshës më të rritur.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika