Sa vjedhje u kryen brenda 24 orëve në Kosovë?
Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 6 vjedhje apo tentim vjedhje në komuna të ndryshme të Kosovës. Në rajonin e Prishtinës, sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar në Fshatin Magure të Lipjanit, për një vjedhje në vlerë prej 800 eurosh. Policia ka […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 6 vjedhje apo tentim vjedhje në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës, sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar në Fshatin Magure të Lipjanit, për një vjedhje në vlerë prej 800 eurosh.
Policia ka thënë se ata janë të mitur dhe janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Vjedhje e rëndë
Fsh. Magure, Lipjan 12.04.2023 – 08:43. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur nën dyshimin se ata kanë kryer vjedhje në vlerë 800€ po ashtu pesë nga ta dyshohet se kanë kryer një rast zjarr vënie në një objekt shkollor, për të cilin është iniciuar rast i veçantë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndërsa policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se pushimoret e tyre në Brezovicë janë dëmtuar, sepse disa gjëra u janë vjedhur.
Sipas Policisë rasti është nën hetime.
Vjedhje e rëndë/dëmtim prone
Brezovicë, Shtërpcë 12.04.2023-11:40. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se të dyshuar të panjohur u kanë dëmtuar pushimoret dhe kane vjedhur gjësende të ndryshme. Rasti nën hetime.
Mw tutje policia ka thënë se në Fshatin Lloshkobare të komunës së Ferizajit e ka pranuar një denoncim se xhami i derës hyrëse të një ambulante, është thyer nga persona të panjohur.
Vjedhje e rëndë në tentativë
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 12.04.2023-07:30. Ankuesi mashkull kosovar mirëmbajtës i objektit të ambulantes, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer xhamin e derës hyrëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nën hetime.
Policia e Kosovës ka thënë se e ka arrestuar një mashkull kosovar në Suharekë me dyshime për vjedhje në një shtëpi. Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Vjedhje
Suharekë 12.04.2023 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka thënë se e ka arrestuar një mashkull kosovar, pasi ky i fundit kishte vjedhur produkte ushqimore në një market në fshatin Mirushë të Malishevës.
Policia ka theksuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga prokurori.
Vjedhje e rëndë
Fsh. Mirushë, Malishevë 12.04.2023-03:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka vjedhur gjëra ushqimore në një lokal-market. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Vjedhje e rëndë
Policia e Kosovës ka thënë se në komunën e Zveçanit një person mashkull ka raportuar se shtëpia e tij është sulmuar dhe është vjedhur nga dy persona të panjohur. Ndërsa policia ka thënë se rasti është nën hetime.
Fsh. Joshevik, Zveçan 09.04.2023-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, e kanë demoluar shtëpinë dhe kanë kryer vjedhje. Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policorë.















