Sadik Halitjaha merr ftesë nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Sadik Halitjaha ka njoftuar se ka marrë ftesë për paraqitjen në organet e Gjykatës Speciale

Ish komandanti i Zonës Operative së Pashtrikut (ZOP), Sadik Halitjaha

Komandanti i Zonës Operative së Pashtrikut (ZOP), Sadik Halitjaha gjatë kësaj të premte ka marrë ftesë që të paraqitet në organet e Gjykatës Speciale.

Halitjaha njofton se në këtë ftesë “me siguri do t’a bashkojnë në të ashtuquajturën “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Komandanti i Zonës Operaative së Pashtrikut ka thënë se me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-së.

“Tani Prokuroria e Gjykatës Speciale ka shpikur pseudo-etiketimin si “Ndërmarrje e përbashkët Kriminale”!!!. Gjithë njerëzimi e di se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to si domosdoshmëri që i parashohin konventat ndërkombëtare, si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!”, tha Halitjaha për Radio Kosovën e Lirë.

Halitjaha ka shtuar se mjafton vetëm t’a sillni ndër mend veprimtarinë e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Serbia bëri gjenocid, etnocid, bëri krime kundër njerëzimit, krime ekonomike, grupore e kolektive. Bëri mbi 300 masakra vetëm në Kosovë e sa qindra të tjera në Bosnje-Hercegovinë e në Kroaci. Krejt kjo me katër luftërat që beri Serbia, sikur po shpërblehet nga Evropa me investime, nga Rusia e Kina me armatime!”.

Sadik Halitjaha ka vazhduar të rrëfej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë veprime vrastare kundër popullatës serbe.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika