Sadiku dhe Bajoku gati të boksojnë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”

Bokserja Donjeta Sadiku dhe bokseri Bashkim Bajoku sot do të boksojë në lojrat europiane "Krakov 2023"

Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku

Boksierja Donjeta Sadiku dhe boksieri Bashkim Bajoku do të boksojnë sot në lojërat europiane “Krakov 2023” në Poloni.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka treguar edhe për kundërshtarët e boksierve nga Kosova.

“Lojrat Evropiane Krakow-Malopolska 2023

European Games Krakow-Malopolska 2023

Nesër më 26 qershor do të boksojnë 60kg. Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Jenni Nna Julia dhe 51kg. Bashkim Bajoku për kundërshtar do ta ketë boksierin francez, Bennama Billal, me fitore do të hyjnë në çerekfinale në luftë për medalje!”, ka shkruar Demolli.
Në lojërat evropiane në Krakov të Polonisë, para disa dite, sukses ka arritur edhe sportistja Luiza Gega, e cila ka triumfuar në garat me vrapim 5 mijë metra dhe 3 mijë metra me pengesa.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika