Sadiku: Me kod penal qëllimi i dënimit nuk është vetëm të jepet por të vetdijësohen kryesit

Saranda Keqekolla Sadiku-Avokate, për rastet e dhunës në familje ka thënë se këto janë rastet më komplekse

Avokatja, Saranda Keqekolla Sadiku/ "Rreth e Rrotull"

Avokatja, Saranda Keqekolla Sadiku, e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka folur më shumë rreth dhunës në familje.

Sadiku ka treguar se ka raste të shumta të raportimeve të dhunës në familje.

“Kemi raste kur raportohet rasi por në ndërkohë pajtohen edhe pse me kod të procedures penale veprat penale të dhunës nhë familje ndiqen eksoficio do të thotë nuk varet vullneti i të dëmtuarës por është një rrethanë lehtësuese që ligjvënësi e ka parë me rastin e matjes së dënimit,” u shpreh ajo.

E sipas avokates, Prokuroria dhe akterët e tjerë të sistemit të drejtësisë duhet t’i shkojnë deri në fund rasteve që raportohen për dhunë në familje.

“Ne rastin kur kemi përafrim t raporteve familjare këtu amnicohet kryesi I dhunës në familje dhe mbetet pa një dënim të merituar, këto raste mendoj se Prokuroria me akterë të tjerë të sistemit të drejtësisë të diskutojë duhet ta shikojë mundësinë që për të gjitha rastet e dhunës në familje në procedurë penale të shkohet më akuzë të drejtpërdrejtë dhe posa personi të arrestohet most ë lirohet deri në përfundimin e procedurave ligjore qoftë edhe vuajtjes së dënimit,” u shpreh Sadiku.

Dënimet për Sadikun nuk janë të mjaftueshme pa u vetdijësuar “kryesit e veprave penale”.

“Me kod penal qëllimi i dënimit nuk është vec me ja jep një dënim qaty por qëllimi i dënimit është me e vetdijësu kryesin që në të ardhmen mos me kry vepër penale, rastet e dhunës në familje janë rastet më komplekse ku ndonjëherë nuk ka asnjë dëshmitarë dhe gjithcka ndodh brenda hapësirave të familjes që është vështirë të vërtetohen.”

Nuk do të thotë patjetër që një viktime patjetër duhet të ketë prova të dukshme që të raportohet rasti sepse ligji e parasheh edhe dhunën psikologjike si dhunë në familje, shtoi ajo.

“Ligjvënësi në Kosovë ka paraparë se: Kur viktimat janë gra, nëna shtatëzëna, nëna me fëmijë, fëmijë dhe të moshuarit janë quajtur si viktima të ndjeshme pikërisht për shkak të pafuqisë për të mbrojtur vetvetën!”

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika