Safet Gashi nis dëshminë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, tregon se kur i është bashkuar UÇK-së

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi me kodin W4405, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. Dëshminë e tij Gashi e ka filluar në seancë të mbyllur për publikun

Safet Gashi me kodin W4405, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi, me kodin W4405, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Gashi tregoi se në cilën moshë i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa tha se në qytetin e Kukësit ka shkuar për të marrë armatim.

“Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i jam bashkuar si 20 ose 21-vjeçar. Jam kyçyr në Gorozhub. Ma kanë dhënë uniformën dhe kemi shkuar në Kolsh apo në Kalimash, ku kemi qëndruar diku rreth katër ditë. Në Kukës kam shkuar kryesisht për të marrë armatim, mirëpo nuk kam qenë asnjëherë në Shtabin e UÇK-së atje, për të cilin po flitet”, tha ai.

Pyetjet për këtë dëshmitar, ka filluar që t’i parashtrojë avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen, me kërkesë të së cilit seanca pastaj kaloi në sesion privat.

Ndryshe, në fillim të seancës, Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtja e viktimave, i bënë parashtrimet e tyre lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Shalës për vizitë psikologjike.

Mbrojtja e viktimave dhe ZPS-ja nuk kundërshtuan që raporti i ekspertes Vanessa Milazzo mbi gjendjen e shëndetit mendor të Shalës të përfshihet në prova nga ana e mbrojtjes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika