“Saga” e dinarit serb, BQK-ja liston efektet që pati 3-mujori i zbatimit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar për efektet e planit 10-pikësh për zbatimin e lehtësuar të Rregullores për Operacione me para të gatshme.

Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me njoftim në lidhje me efektet që ka pasur plani 10-pikësh për zbatimin e lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, respektivisht me dinarin serb, për të cilin është diskutuar edhe në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Kjo çështje do t’i takojë prapë Besnik Bislimin e Petar Petokviqin të mërkurën, në Bruksel.

Sipas njoftimit të BQK-së, ky plan gjatë kësaj periudhe 3-mujore ka ndikuar në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave institucioneve financiare jobanka, përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së tyre nga aktivitetet e pasigurta financiare.

“Janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare; Një (1) zyrë/degë e bankës në Leposaviq, Një (1) zyrë e kompanisë së sigurimeve (jo jetës) në Leposaviq.

Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare: Një (1) në Leposaviq, Një (1) në Zveçan,  Dy (2) në Graçanicë, Një (1) në Shtërpcë,  Një (1) në Shillovë të Gjilanit.

Janë instaluar 38 ATM/makina të vetëshërbimit financiar;

Janë realizuar mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (përfshirë Bankën në distancë); Janë dhënë afro 11 milionë euro kredi”, thuhet në njoftim e BQK-së.

Gjatë kësaj periudhe kalimtare që tashmë ka përfunduar, BQK-ja njofton se në kuadër të edukimit financiar ka organizuar fushata informuese, si Manuali për Pyetjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informative, publikimi i sqarimeve dhe i njoftimeve në ueb dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika