Sali Berisha reagon mbi vendimin për rekurset në Gjykatën e Lartë

“Denoncoj vendimin e fundit të Edi Ramës ku dëshmon se gjykatën e lartë, apo sado-gjykata ( gjykatën Sadushi) e ka kapur përmes sadushit të tij, për sa koordinohet në mënyrën e dhënies së drejtësië”, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kryetar i PD-së, Sali Berisha

Emërtimi që Sali Berisha ka përdorur termin, të premtën është “sado-gjykata” ndaj Gjykatës së Lartë, një ditë pas vendimit të qeverisë për rekurset në të.

Duke e denoncuar, vendimin e qeverisë, Berisha ka thënë se me këtë akt Edi Rama ka shfaqur kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Denoncoj vendimin e fundit të Edi Ramës ku dëshmon se gjykatën e lartë, apo sado-gjykata ( gjykatën Sadushi) e ka kapur përmes sadushit të tij, për sa koordinohet në mënyrën e dhënies së drejtësië”, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, raporton “top-channel.tv”.

“Kanë zgjedhur drejtësisë suigeneris për shqiptarët dhe kjo është një histori turpi. Përvetëson pronat e shqiptarëve, përmes vendimeve të gjykatave. Do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaci, do të shpërndajë sipas urdhrave të Ramës, vendos haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor”, ka shtuar Sali Berisha.

“Në mungesë të transparencës por edhe dëmit kolosal që mund t’i shkaktojë shtetit, Këshilli i Ministrave vendos që të hiqet dorë nga rekurset për cështjet me natyrë administrative apo civile.” u shpreh Berisha.

Sali Berisha

Manja ka thënë se udhëzimi ka të bëjë jo vetëm me administratën shtetërore, por edhe me shoqëritë tregtare me kapital shtetëror. Po ashtu, udhëzohen të hiqet dorë edhe nga paditë tjera.

“Një grup tjetër do të jenë paditë që pavarësisht kërkimeve kanë mbetur pa objekt, apo paditë tjera ku pavarësisht kërkimeve, nuk garantohet sukses në Gjykatën e Lartë, për shkak qëndrimeve unifikuese që kanë mbajtur kolegjet e gjykatës së lartë në të kaluarën”, ka thënë Manja.

“Do të hiqet dorë edhe nga çështjet me natyrë administrative që kanë të bëjnë me ndryshim, shfuqizim, apo konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve administrative, apo kur detyrohet organi administrativ për të nxjerrë aktet. Kushti i vetëm për të hequr dorë nga rekurset, ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës. Në çdo rast vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale”, ka sqaruar Manja.

 

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika