Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me një fotografi brenda Kuvendit të Shqipërisë, ku shihet një grumbull i karrigeve të kuvendit i bërë nga deputetët e opozitës.

“Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve, nuk do i lejojmë ta tallin me qytetarët!”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se tensionet në Kuvendin e Shqipërisë do të vazhdojnë nëse nuk zbatohet Kushtetuta.

“Nuk ka normalitet nëse nuk zbatohet Kushtetuta!”, ka përfunduar deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.