“Salih Mustafa ishte humanist e i shoqërueshëm, e pa mendueshme për çka është dënuar”
Bashkëluftëtari i Salih Mustafës, Fadil Fazilu, ka thënë se se ajo për çka është akuzuar dhe është dënuar ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, e viktimat sipas Gjykatës Speciale e të gjithë ishin shqiptarë . E kjo sipas bashkëluftëtarit të tij është e dhimbshme edhe për të dhe për të gjithë popullin shqiptar. Të gjithë ishin […]
Bashkëluftëtari i Salih Mustafës, Fadil Fazilu, ka thënë se se ajo për çka është akuzuar dhe është dënuar ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, e viktimat sipas Gjykatës Speciale e të gjithë ishin shqiptarë .
E kjo sipas bashkëluftëtarit të tij është e dhimbshme edhe për të dhe për të gjithë popullin shqiptar.
Të gjithë ishin viktima shqiptarë, kjo është dhimbshme për neve edhe për Calin, dhe për të gjithë opinion tonë është e dhimbshme.
Fazilu tha se që sa kohë e njeh komandat “Calin”, ai nuk do të i kishte bërë këto vepra për të cilat është dënuar me 26 vjet.
“Unë qysh e njoh frymën dhe organizmin e Calit prej viteve ’89 e këndej, Cali ka qenë edhe humanist, ka qenë njëri i afër me njerëz e i shoqërueshëm, Cali në bazë të veprimeve që i ka pas edhe në bazë të shokëve që i ka pas që tash janë dëshmorë, Cali nuk e kishë bërë këtë veprim”, ka Fazliu.















