Salih Mustafa vendos të mos japë deklaratë të enjten

Më pak se 24 orë para seancës së sotme, mbrojtja ka konfirmuar, se e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të japë deklaratë pa betim dhe nuk do t’iu përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues

Salih Mustafa

Në seancën e së enjtes në Dhomat e Specializuara në Hagë, ishte paraparë që të japë deklaratë pa betim i akuzuar për krime lufte, Salih Mustafa.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, Mustafa kishte shprehur qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.

“Mustafa kishte konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues nëse do të kishte në varësi edhe të drejtave të tij për të mos folur, për të heshtur. Arsyeja pse trupi gjykues donte t’iu bënte pyetje ishte për t’u përpjekur për të sqaruar çka ka ndodhur në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj nëse keni pasur ndonjë rol në kuadër të aktakuzës së konfirmuar, pyetjet që trupi gjykues s’do t’ua kishte bërë do të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo.

Më pak se 24 orë para seancës, mbrojtja ka konfirmuar, se e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të japë deklaratë pa betim dhe nuk do t’iu përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.

“Deklarata pa betim dhe procedurat përkatëse nuk do të zhvillohen”, ka shtuar ajo.

Salih Mustafa

Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika