Salihu për grevën: Jemi duke kërkuar një shumë mes 50 dhe 100 eurove

Hanife Salihu nga Këshilli Grevist ka thënë se nuk janë duke kërkuar nga Qeveria të rrisë pagat në një shumë strikte prej 100 eurove, por janë duke kërkuar një shumë mes 50 dhe 100 eurove. Salihu ka rikujtuar që greva në arsim ka filluar që nga 25 gushti dhe nuk kanë marrë ndonjë reagim nga Qeveria deri më 1 shtator

Hanife Salihu nga Këshilli Grevist

Hanife Salihu nga Këshilli Grevist, e ftuar në “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se grevën në arsim e kanë paralajmëruar më herët por që nuk kanë gjetur mirëkuptim nga Qeveria.

Salihu ka thënë se Këshilli Grevist ka biseduar dhe me avokatin e Popullit dhe kanë propozuar që nga pakoja ekonomike e Qeverisë, 10.45 për qind e saj të jetë dhe për puntorët e arsimit deri në impletimin e Ligjit te Pagave.

“Qeveria dhe Minsitri Murati kanë qenë në dijeni për këtë kërkesë”, tha Salihu.

Salihu ka thënë se nuk janë duke kërkuar një shumë strikte prej 100 eurove, por janë duke kërkuar një mes prej 50 dhe 100 eurove.

Salihu nga Keshilli Grevist ka kujtuar qe greva ne arsim ka filluar më 25 gusht dhe nga ajo datë deri më 1 shtator nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria.

Hanife Salihu ka shtuar se nuk janë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos ketë përgjegjësi ndaj qdo qytetari, ajo theksoi se janë duke kërkuar që tri kërkesat e tyre të realizohen.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika