Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy zgjidhje për çështjen e Kuvendit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një shkrim në profilin e tij në “Facebook”, ai ka theksuar se Gjykata ka vetëm dy rrugë kushtetuese për të zgjidhur këtë situatë. “E para, […]
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim në profilin e tij në “Facebook”, ai ka theksuar se Gjykata ka vetëm dy rrugë kushtetuese për të zgjidhur këtë situatë.
“E para, Gjykata Kushtetuese mbi bazën e nenit 67 par. 4 të Kushtetutës duhet të vlerësojë qartë se refuzimi i Listës Serbe për ta propozuar kandidatin nga radhët e saj për nënkryetar të Kuvendit, nënkupton që ky subjekt politik ka hequr dorë nga kandidati i tyre për nominim për nënkryetar të Kuvendit dhe si i tillë Kuvendi i Kosovës tashmë e ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit të vet.















