Sallahu: Ministria e Drejtësisë s’ka ndaluar fondet për ish-krerët e UÇK-së
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar se Ministria e Drejtësisë ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në […]
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar se Ministria e Drejtësisë ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka deklaruar ai.
Sallahu në një postim në Facebook, ka thënë se pagesat vazhdojnë të ekzekutohen sipas ligjit dhe nga viti 2021 deri më 16 maj 2025 janë ekzekutuar mbi 31.9 milionë euro.
“Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje”, ka shkruar ka shkruar tutje Sallahu.















