Sami Lushtaku: Limaj i duhet PDK-së dhe Kosovës

Sami Lushaku, i cili ka thirrur në emisionin "Debat Plus", ka thënë se fjalët e analistit Yll Hoxh janë shpifje. Ai ka theksuar se kurrë nuk ka pasur terminal doganor

 





“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.

Kështu i është përgjigjur Sami Lushtaku, pyetjes së Ermal Panduri, se a i duhet PDK-së, Fatmir Limaj.

Sami Lushtaku, anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thirrur në emisionin “Debat Plus”, ku ka thënë se Yll Hoxha është duke bërë linçim ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrëfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifë e të mos të thotë të pavërteta, se mjaft po gënjen, ai shefi tij të mos gënjen dhe t’i thotë publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.

Sipas Lushtakut, as ai dhe askush i afërt me të, nuk ka terminal doganor.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika