Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit që zgjati më pak se një orë.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Skenderaj, Valon Preteni.
Megjithatë, Preteni deklaroi se hetimet për rastin vazhdojnë.
Lushtaku u intervistua pas dyshimeve për përfshirje në rrahjen fizike të kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, që ndodhi të enjten në një kafiteri në qendër të Skenderajtm njofton Dukagjini.
Kujtojmë se një numër i madh i qytetarëve janë duke qëndruar pranë stacionit policor në Skenderaj në mbështetje të Lushtakut.