Sami Lushtaku ndalohet nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyrat e EULEX-it për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin djali i tij, Mergim Lushtaku, njëherësh deputet i PDK-së.

“Janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se me babain e tij ndodhet edhe avokati në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Mergim Lushtaku është jashtë objektit të EULEX-it së bashku me familjarë të tjerë.

Gjithashtu, aty është edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me një pjesë të kabinetit.

Ndërkaq, Dukagjini ka tentuar të marrë detaje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por ende s’ka pranuar një përgjigje.

Kujtojmë se para një dite cak i bastisjeve nga Specialja ishte njëri prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika