Samiti i radhës ndërmjet Bashkimi Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 5 qershor në Tivat, duke shënuar herën e parë që ky takim organizohet në Mali të Zi.
Ftesa për pjesëmarrje u është dërguar liderëve të BE-së dhe rajonit nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet do të nisin më 4 qershor me një darkë solemne për shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, në frymën e bashkëpunimit evropian.
Ndërkaq, më 5 qershor do të mbahen dy seanca kryesore, ku do të diskutohen çështje kyçe si integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Plani i Rritjes, stabiliteti rajonal, lidhshmëria dhe përafrimi me standardet evropiane.
Samiti pritet të rikthejë në fokus rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe të forcojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes vendeve të rajonit dhe bllokut evropian.