Të martën e gjashtë dhjetorit, është duke u mbajtur samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Gjatë kësaj dite, janë parë snajperistë në ambientet ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe në çatinë e objektit të Universitetit të Tiranës.

Pamje të snajperistit në çati të Universitetit të Tiranës

Për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij samiti, Policia e Shqipërisë kishte njoftuar se ka vendosur “Perimetrin e Sigurisë”.

Tutje, njoftohet se janë ndërmarrë masa të larta sigurie nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe Agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.