Samiti i 15-16 Majit: Tiranë me masa të shtuara sigurie – njoftim për pasagjerët e Aeroportit Ndërkombëtar
Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 15 dhe 16 maj, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë nga e gjithë Europa. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare, qyteti dhe zonat përreth do të përballen me masa të rrepta sigurie, bllokime rrugore dhe trafik të rënduar. Autoritetet e […]
Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 15 dhe 16 maj, me pjesëmarrjen e liderëve më të lartë nga e gjithë Europa.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare, qyteti dhe zonat përreth do të përballen me masa të rrepta sigurie, bllokime rrugore dhe trafik të rënduar.
Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) i bëjnë thirrje të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë në këto data të parashikojnë nisjen drejt aeroportit 3 deri në 4 orë përpara fluturimit, për të shmangur vonesat e mundshme.
Po ashtu, udhëtarëve u rekomandohet të kontrollojnë njoftimet më të fundit të linjave ajrore, të bëjnë check-in online dhe të mbajnë kartën e imbarkimit në telefon për të lehtësuar procedurat.
Për shkak të ngjarjes, në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i pasagjerëve.
TIA njofton se mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një udhëtim të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët gjatë ditëve të Samitit.















