Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane- Osmani përfaqëson Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani /FB

Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane sot do t’i nisë punimet dhe do të jetë një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar më 18 korrik.

Presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.

Në kuadër të Samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe kryeministri Keir Starmer.

Gjatë takimeve bilaterale, presidentja Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.

Ky samit do të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar të enjten.

Udhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës.

Ndoshta, fokusi më i madh do të jetë te njëri prej pasardhësve të tij, lideri i sapozgjedhur i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Si mikpritës i samitit, ai do ta bëjë përpjekjen e tij të parë reale për ta riorientuar vendin e tij drejt Evropës në përgjithësi dhe Bashkimit Evropian në veçanti. Tetë vjet më parë, Britania ka mbajtur një referendum që ka çuar në daljen e këtij vendi nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika