Samiti i G7 në Hiroshimë shton vëmendjen e Perëndimit te Rusia

Kanadaja, ShBA-ja dhe pjesa tjetër e aleatëve të Grupit të Shtatë kanë planifikuar të zbulojnë sanksione të reja dhe kontrolle të eksportit kundër individëve dhe kompanive që mbështesin përpjekjet e Rusisë për luftën në Ukrainë

Liderët e vendeve të G7-s në Hiroshimë, Japoni më 19 maj 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshimë këtë fundjavë, për të ushtruar presion të ri mbi Rusinë nga një qytet që është sinonim i tmerreve që shkakton lufta bërthamore.

Zelensky do të marrë pjesë në takim të dielën, që është dita e tretë dhe e fundit e samitit, thanë dy zyrtarë të përfshirë në aranzhimet për samitin e G7-ës.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj presidenti jonë do të jetë i pranishëm, që është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë për televizionin shtetëror, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Pjesëmarrja e Zelenskyt, së bashku me thirrjet e tij për mbështetje të shtuar për Ukrainën në konfliktin e saj me Moskën, pritet të shtojë presionin te vendet e G7-ës për të vepruar më me urgjencë.

Udhëheqësit e G7-ës tashmë pritet të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë dhe të shtojnë bashkëpunimin për kundërvënie ndaj Kinës, raporton REL.

Duke u paraqitur si kombet më të pasura të botës në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, demokracitë e G7-ës janë sfiduar gjithnjë e më shumë nga Kina si një fuqi politike në rritje dhe një Rusi e paparashikueshme.

Britania tha se do të shpallë një ndalim të diamanteve ruse dhe importeve të metaleve nga Rusia, duke përfshirë bakrin dhe aluminin. Britania do të sanksionojë gjithashtu 86 persona dhe kompani të tjera të afërta me Putinin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Evropa do t’i kufizojë gjithashtu shitjet e diamanteve ruse.

Shtetet e Bashkuara do të shtojnë 70 subjekte në listën e zezë të eksporteve dhe do të zgjerojnë autoritetin e sanksioneve në 300 subjekte, si dhe sektorë të rinj të ekonomisë ruse, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Do të dëgjoni një deklaratë të fuqishme uniteti, fuqie dhe përkushtimi në përgjigjen tonë ndaj luftës së agresionit të Rusisë”, ka thënë zyrtari. “Do të shihni hapa të rinj të ndërmarrë për të izoluar ekonomikisht Rusinë dhe për të dobësuar aftësinë e saj për të bërë luftë.”

Qëllimi i përbashkët i këtyre shteteve është zvogëlimi i varësisë nga eksportet ruse të energjisë dhe kufizimi i aksesit të saj në sistemin financiar ndërkombëtar.

Rusia ka thënë se është e gatshme të përdorë arsenalin e saj bërthamor për të mbrojtur “integritetin e saj territorial” nëse është e nevojshme.

Më herët të premten, udhëheqësit e G7 vendosën kurora me lule në Hiroshima, një qytet që së bashku me Nagasaki, u shkatërrua nga një sulm bërthamor i SHBA-së 78 vjet më parë që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili përfaqëson Hiroshimën në dhomën e ulët të parlamentit të Japonisë, tha se zgjodhi qytetin për samitin për të përqendruar vëmendjen në kontrollin e armëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika