Samiti i sivjetmë “Maqedonia 2025” me mbi 400 mysafirë

Rreth 430 mysafirë nga vendi dhe jashtë kanë qenë pjesë e samitit të “Maqedonia 2025”, në kuadër të së cilit u mbajtën 14 panele për tema të rëndësishme

Rreth 430 mysafirë nga vendi dhe jashtë kanë qenë pjesë e samitit të “Maqedonia 2025”, në kuadër të së cilit u mbajtën 14 panele për tema të rëndësishme. Më shumë se 40 folës i ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre në sfera të ndryshme.

Samiti ka bashkuar liderë të shumtë vendorë dhe të rajonit në sferën e biznesit, aktorë shoqërorë dhe politikë, ekspertë nga bashkësia akademike dhe përfaqësues të sektorit qytetar.

Panelet e samitit që këtë vit u mbajtën për herë të 11-të i janë kushtuar temave aktuale si, transformimi digjital i bizneseve dhe shoqërisë, liderizmit në biznes, potencialit të “bllok- çejn” teknologjive dhe kriptovalutave, ose qasjeve të mundshme në implementimin e tyre, raporton “Telegrafi”.

“Maqedonia 2025” e ka iniciuar edhe platformën për një të ardhme prosperuese e cila bazohet në shtatë sfera kyçe si, arsim dhe kapital njerëzor, konkurrencë dhe biznes, sundim të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, shoqëri demokratike, mjedis jetësor, menaxhim publik, digjitalizim dhe përvoja digjitale.

Platforma ofron edhe hallkë për matjen e progresit të vendit në këto sfera me qëllim avancimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Nikica Bllazhevska – Mojsoska, drejtore ekzekutive e “Maqedonia 2025” ka falënderuar të pranishmit dhe shpreson se samiti ka inspiruar dhe inkurajuar ndryshime në shoqëri dhe ekonomi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika