Samiti në Tiranë, Krasniqi – Kurtit: Kryeministër ku je?, kthjellu

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i ka dërguar mesazh kryeministrit Kurti duke i bërë thirrje për “kthjellje”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mospjesëmarrje fizike në Samitin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor i cili po zhvillohet në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi këtë e ka quajtur papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet parësore të kryeministrit.

“Kryeministër, ku je? Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.  Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla”.

“Kjo papërgjegjësi dhe ikje nga obligimet e tij parësore si Kryeministër është e pabesueshme. Sot, Kryeministri i Kosovës vendin e ka pasur në Tiranë, në mesin e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor e të Bashkimit Evropian”, shkroi Krasniqi.

Kreu i PDK-së thotë se me qasjen e kryeministrit Kurti, Kosova nuk do të përfitojë as investime të reja dhe as heqje të sanksioneve nga BE-ja.

“Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”, shtoi më tej ai.

Po ashtu, Krasniqi i ka dërguar mesazh kryeministrit Kurti duke i bërë thirrje për “kthjellje”.

“Një Kryeministër idhnak, i papërgjegjshëm e që vuan nga kompleksi i inferioritetit, fatkeqësisht për Kosovën, nuk do të arrijë të thellojë as raportet mbarë-shqiptare, e lëre më ato rajonale dhe evropiane. Kryeministër, kthjellu”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika