Samiti për Inteligjencën Artificiale, Osmani përfaqëson Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika