Samsung prezanton Galaxy Watch9 dhe Galaxy Watch Ultra2

Samsung ka prezantuar zyrtarisht Galaxy Watch9 dhe Galaxy Watch Ultra2 gjatë ngjarjes së saj Unpacked në Londër.

Kompania konfirmoi se të dy modelet do të përfitojnë pesë përditësime kryesore të sistemit operativ dhe pesë vjet përditësime sigurie, një përmirësim krahasuar me gjeneratat e mëparshme të Galaxy Watch.

Të dy modelet do të dalin në treg me 7 gusht, me Wear OS 7 dhe One UI 9 Watch të Samsungut.

Modeli Galaxy Watch Ultra2 vjen me ekran 1.52 inç Super AMOLED, ndriçim maksimal prej 5,000 nit dhe mbrojtje me kristal safiri.

Ora përdor procesorin Snapdragon Wear Elite, shoqërohet me 2 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ruajtjeje, ndërsa ofron rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit sipas standardeve IP68 dhe IP69K, si dhe mund të përdoret për zhytje deri në 40 metra.

Ndërkohë, Galaxy Watch9 do të ofrohet në versionet 40 mm dhe 44 mm.

Ai përdor të njëjtin procesor dhe të njëjtën sasi RAM si Ultra2, por ka 32 GB hapësirë ruajtjeje.

Modeli 40 mm ka ekran 1.34 inç dhe bateri 390 mAh, ndërsa versioni 44 mm vjen me ekran 1.47 inç dhe bateri 445 mAh.

Të dy modelet e Galaxy Watch9 kanë ekran Super AMOLED me ndriçim maksimal prej 3,000 nit dhe mbështesin karikim pa tel me fuqi 10W.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika