Samsung pritet të ketë 32 për qind të ardhura më pak

Gjiganti teknologjik Samsung ka paralajmëruar një humbje te të ardhurave për 32 për qind, kjo është rënia e parë për tri vite

Gjiganti teknologjik Samsung ka paralajmëruar një humbje prej 32 për qind në fitimet e saj teksa kërkesat për pajisjet elektronike dhe çipat që i fuqizojnë ato janë zvogëluar për shkak të krizës globale të ekonomisë.

Kompania koreano-jugore vlerëson se fitimi tre mujore ishte 7.85 miliardë euro.

BBC raporton se gjatë së enjtes, prodhuesi amerikan i çipave American Micro Devices (AMD) gjithashtu deklaroi se ishin goditur nga rënia e kërkesës për kompjuterë.

Kjo vije teksa njerëzit kanë filluar t’i shkurtojnë blerjet e tyre teksa po rritet kostoja e jetesës.

Fitimet e Samsung nga biznesi i prodhimit të mikro-procesorëve pësuan rënie pasi çmimi global i çipave të memories ra për shkak të dobësimit të kërkesa për elektronikë të konsumit.

Vlerësimet, të cilat janë bërë për muajt korrik, gusht dhe shtator, shënojnë rënien e parë të Samsung të fitimeve të tre mujorit nga viti në vit në pothuajse 3 vite.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika